DSC 0075

Studentja amerikane vazhdon t’ju ndihmoj studentëve të mësojnë anglisht

Studentja amerikane, Sara Sajer, do të vazhdoj të asistoj në orët e gjuhës angleze edhe në semestrin veror në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Ajo ka diplomuar për Letërsi Angleze dhe Komunikim Publik në Universitetin “Delawere” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nëpërmjet programit “Fullbright” vazhdon të ofroj asistencën e saj për mësimin e gjuhës angleze për studentët e UMIB-it.

Studentja Sara Sajer e shoqëruar nga Erin Mains dhe Remzije Potoku, nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, kanë zhvilluar të enjten një takim me prorektorin, Ali Sadiku, ku janë dakorduar për modalitetet e angazhimit në semestrin veror. Prorektori ka ofruar gjithë  mbështetjen e mundshme, në mënyrë që angazhimi i saj të jetë sa më i sukseshëm në Universitetin “Isa Boletini”.

Gjatë semestrit dimëror, Sajer, ka punuar me grupe të studentëve, të cilët e kanë parë si mundësi të madhe për mësimin e gjuhës angleze. Përderisa fillimisht është punuar me studentët e Fakultetit të Edukimit, në këtë semestër planifikohet të përfshihen edhe studentët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore.

Ndryshe vitin e kaluar në Universitetin “Isa Boletini”, poashtu nëpërmjet programit “Fullbright”, studenti Kyle Sëeeney nga Bostoni, ka qëndruar në Universitetin “Isa Boletini” për disa muaj për të përgatitur një projekt shkencor që ka të bëj me ujërat dhe mjedisin.