Studime doktorale nga Universiteti Clemson ne Tiranë

 Departamenti i studimeve për të rinjtë familjen dhe komunitetin në Universitetin Clemson SHBA, ofron programin doktoral në “Studime ndërkombëtare për familjen dhe komunitetin”.

Për studentët nga rajoni i Ballkanit, që nga viti 2012 programi ofrohet në Tiranë në bashkëpunim me Universitetin Marin Barleti, i cili është partneri logjistik i IFNL.

 Janë të mirëpritur aplikantë me formim nga shkencat sociale, studimet humane, shkencat juridike, mjekësia dhe studimet ndërkombëtare me rezultate te larta akademike. Është e nevojshme të theksohet se zotërimi i përvojave përkatëse profesionale, akademike dhe kërkimore vlerësohet jashtëzakonisht e rëndësishme për t’u kualifikuar dhe për t’u pranuar në program.

Mësimi ofrohet në një format të kombinuar; në kampus dhe në mënyrë të sinkronizuar përmes lidhjes online me Adobe Connect. Në këtë mënyrë ata ndërveprojnë me profesorët dhe studentët e tjerë në Clemson dhe nga rajone të tjera nga e gjithë bota. Mësimi zhvillohet në gjuhën angleze. Për studentët e rajonit të Ballkanit kostoja e studimeve është e reduktuar.

Rregjistrimet për vitin akademik 2019 – 2020 kanë filluarAfati i fundit për përzgjedhjen paraprake të kandidatëve është 15 Janar 2019. Afati i fundit për aplikimin online është 1 Shkurt 2019.

Dokumentet per aplikimin perfshijne

–          Kurrikulum viate në gjuhën angleze

–          Listën e notave dhe diplomën e studimeve bachelor dhe master në gjuhën angleze

–          Pikët e testit të GRE nëse e keni bërë testin (jo e detyrueshme për studentet nga Shqipëria dhe Kosova)

–          Tre letra rekomandimi nga profesionistë që janë familjarë me punën tuaj akdemike dhe/ ose eksperiencën tuaj profesionale

–          Një letër motivimi me 500 fjalë ku të shpjegohen aspiratat e aplikantit/es dhe qëllimet dhe e tyre profesionale dhe si lidhen këto qëllime me këtë program.

–          Një artikull ose projekt të publikuar që të demonstroje aftësitë tuaja të të shkruarit

–          Pikët e testit të gjuhës angleze TOEFL/IELTS/PTE.

Tarifa e aplikimit eshte 90USD dhe behet online se bashku me aplikimin. Me shume informacion rreth programit mund te merrni ne faqen zyrtare te tij ne: https://www.clemson.edu/cbshs/departments/family-community-studies/academics/doctoral-program/index.html

Nese jeni te  pavendosur per te aplikuar dhe deshironi te dini me shume detaje rreth programit mund te kontaktoni ne kete adrese emaili, te takohemi nga afer dhe te diskutojme me tej.