1

Trajnimi në Fakultetin Geoshkencave – Departamentin e Gjeologjisë

Në kuadër të Projektit EIT Raw Material IncluESEE në Fakultetin e Gjeoshkencave – Departamentin e Gjeologjisë nga data 18.03.2019 – 23.03. 2019 është duke u mbajtur trajnimi në lidhje me metodologjitë e hulumtimeve gjeologjike dhe përdorimin  e pajisjeve laboratorike.

Universiteti AGH Krakow ka aplikuar në Bashkimin Evropian për Projektin EIT “KAVA Raw Materials” i mbështetur nga EU në kuadër të të cilit ka përfshirë edhe Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” – Fakultetin e Gjeoshkencave krahas partnerëve tjerë si: University of Tromso, Norway, Geological Survey of Finland; Geological Survey of Slovenia; Geological Survey of Federation of Bosnia&Herzegovina: Geological Survey of Republic of Kosovo, Pluto Investment AG, Switzerland; PROXIS Sp. z o.o., Poland.

Trajnimi përfshinë 18 – 21.03.2019 – 4 ditë ligjerata. Ligjëratat mbahen nga Prof. Sabina Strmic-Palinkas – University of Tromso, Norvegji dhe 22 – 23.03.2019 – 2 ditë studim fushor (rajoni Trepçës dhe Golesh – magnezite), organizuar nga kompania PROXIS nga Polonia.