[wpml_language_selector_widget]
         

U mbajt mbledhja konstituive e Senatit të UMIB-it

Pas përfundimit të zgjedhjeve nëpër njësitë akademike dhe atyre të studentëve në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, të martën është mbajtur mbledhja konstituive e Senatit me përbërje të re. Fillimisht në bazë të raportit të sekretarit të përgjithshëm, janë verifikuar mandatet e anëtarëve të rinj të Senatit, të cilët më pas kanë nënshkruar deklaratën etike.

Rektori, Alush Musaj, i cili drejtoi mbledhjen deri në zgjedhjen e kryesuesit të përkohshëm, ju uroi sukses anëtarëve të Senatit. Ndërsa më pas prof. asoc.dr. Aziz Behrami, me mbështetje unanime u zgjodh kryesues i përkohshëm i Senatit.

Sipas rendit të ditës së paraparë në këtë mbledhje u votuan formalisht edhe dekanët e njësive akademike, sipas propozimeve të këshillave të fakulteteve. Dekan i Fakultetit të Gjeoshkencave u zgjodh, prof.dr.Naser Peci, i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, prof.asoc.dr.Milaim Sadiku, i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike, prof.dr.Hakif Zeqiri, i Fakultetit Juridik, prof.ass.dr.Agron Beka, i Fakultetit Ekonomik, prof.ass.dr.Qazim Tmava si dhe i Fakultetit të Edukimit, prof.ass.dr.Merita Shala.

3