DSC 0028

U mbajt mbledhja VII e Këshillit Drejtues

Është mbajtur të martën (27 tetor 2015) mbledhja VII e Këshillit Drejtues (KD) të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), ku janë shqyrtuar 8 pika të rendit të ditës. Ndër të tjera në këtë mbledhje janë miratuar rregullore të rëndësishme për Universitetin si dhe janë nxjerrë disa vendime.

Pas miratimit të rendit të ditës dhe procesverbalit, kryesuesi i KD-së, Vahid Avdiu, ia ka kaluar fjalën rektorit të UMIB-it, Alush Musaj, i cili i ka njoftuar anëtarët e KD-së, për rrjedhat në universitet ndërmjet dy mbledhjeve. Ai u fokusua kryesisht në fillimin e vitit të ri akademik, duke thënë se përkundër sfidave sivjet gjithçka ka shkuar mbarë meqë përgatitjet ishin bërë me kohë.

Rektori Musaj, potencoi se viti akademik ka nisur me kohë, për dallim prej viteve të tjera kur ka pasur probleme në këtë drejtim. Sa i përket kushteve të punës, ai tha se në përgjithësi ka kushte të mira, përderisa vitin tjetër pritet që puna të nis në kampusin e ri që është duke u ndërtuar.

Në këtë mbledhje të KD-së u shqyrtuan dhe miratuan edhe këto pika të rendit të ditës:

– Harmonizimi i Rregullores për të ardhura personale me vendimin e MASHT-it nr. 08/48 të datës 09.09.2015, mandej

– Shqyrtimi dhe miratimi i draft-Rregullores për regjistrim të personave  që hyjnë dhe dalin nga ndërtesa e rektoratit.

–  Shqyrtimi dhe miratimi i draft-Rregullores për procedurat dhe masat për sigurinë e të dhënave personale në UMIB.

–  Marrja e vendimit për shpalljen e konkursit për lirim nga pagesa e semestrit për vitin akademik 2015-2016.

– Emërimi i Komisionit për lirim nga pagesa e semestrit për studentët e UMIB-it për vitin akademik 2015-2016.

  1. Shqyrtimi dhe marrja e vendimit lidhur me kërkesat drejtuar KD-së.