Zgjedhjet E Studentëve

U mbajtën zgjedhjet e studentëve në UMIB

Zgjedhjet që janë mbajtur të hënën për Këshillat e Studentëve dhe Parlamentin e Studentëve në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, kanë kaluar mirë dhe janë përmbyllur pa asnjë problem. Në zgjedhje kanë marrë pjesë 40.57 për qind të studentëve, të cilët kanë votuar për katër organizata studentore.

Kryetari i Këshillit Qendror të Zgjedhjeve, Xhelal Smakiqi, tha se procesi ka qenë  i rregullt dhe në ditën e votimit, 24.04.2017, nuk është raportuar asnjë ekses ose parregullsi.”Është me rëndësi të përmendet se të gjitha procesverbalet nga 6 vendvotimet janë hartuar në mënyrë të rregullt dhe janë nënshkruar nga të gjithë anëtarët e Komisioneve të vendvotimit”, tha ai.

Sipas tij, në bazë të rezultateve përfundimtare, deri më 29 04.2017, do të bëhet edhe ndarja e mandateve, në proporcion me përqindjen e votave, të cilat i kane marrë organizatat studentore, për Parlament të Studentëve dhe Këshilla të Studentëve të fakulteteve. “Konstituimi i Këshillave të Studentëve dhe Parlamentit do të bëhet gjatë javës së dytë të muajit maj”.

Ai falënderoj studentët, personelin e administratës, anëtarët e KQZ-së, KZF – KVV, si dhe të gjithë ata që kanë qene pjesë e procesit në zgjedhjet e studentëve, duke përfshirë edhe përfaqësuesin e MASHT-it, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, duke bërë që zgjedhjet të kalojnë mirë dhe pa asnjë problem.

Rezultatet preleminare të zgjedhjeve mund t’i gjeni këtu:

Kliko këtu për rezultatet preleminare për Këshillat e Studentëve: Rezultatet preleminare për Këshilla te Studentëve

Kliko këtu për rezultatet preleminare për Parlamentin e Studentëve: Rezultatet preleminare per Parlament të Studentëve