Votim

U votua për Këshillat e Fakulteteve dhe për Senat

Në kuadër të Zgjedhjeve të Përgjithshme në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, të enjten është votuar për anëtarët e Këshillave të Fakulteteve nga stafi akademik dhe administrata si dhe për përfaqësues të administratës në Senat. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve procesi i votimi ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur asnjë ankesë.