UMIB-i shfrytëzon përvojat e Universitetit “Van Hall Larenstetin” nga Holanda

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) do të shfrytëzoj përvojat e Universitetit “Van Hall Larenstetin” nga Holanda për trajtimin e ujërave të zeza, menaxhimin e resurseve ujore dhe përgatitjen e kurrikulave të reja. Për këto dhe çështje të tjera me rëndësi u bisedua me drejtues dhe ekspertë të këtij universiteti holandez gjatë vizitës që realizoi atje rektori i UMIB-it, Alush Musaj dhe prorektori për Marrëdhënie me Jashtë, Rifat Morina.

Vëmendje e veçantë iu kushtua hapjes së një programit të përbashkët në master  ndërmjet dy universiteteve. Kjo sipas drejtuesve të UMIB-it dhe atyre të Universitetit “Van Hall Larenstetin”, do të ndihmonte si studentët ashtu edhe profesorët.

Profesori Jannie van der Luit, përgjegjës për Marrëdhënie me Jashtë dhe eksperti i Teknologjisë së Ujit, Leo Groendijk, shprehën gatishmërinë e tyre që të ofrojnë të gjitha kapacitetet që kanë për ta ndihmuar UMIB-in. Ata u fokusuan në ofrimin e përvojave sa i përket menaxhimit të resurseve ujore.

Gjatë takimeve me përgjegjës dhe profesorë të tjera nga ky universitet, rektori Musaj dhe prorektori Morina, u dakorduan edhe për hartimin e një projekti të përbashkët për të aplikuar për grande në Qeverinë e Holandës. Të dyja palë e vlerësuan këtë si një projekt me rëndësi për të dy universitetet.

Poashtu u bisedua edhe për projektin që UMIB-i është duke e realizuar me organizatën holandeze PUM për trajtimin e ujërave të zeza. Gjithashtu u shtrua nevoja për mbështetje nga ekspertë holandez për përgatitjen e kurrikulës së re në gjuhën angleze.