UMIB përfshihet në uebfaqen e Rrjetit Akademik për Studime Bashkëkohore Evropiane (UACES)

Pas pranimit të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) në Rrjetin Akademik për Studime Bashkëkohore Evropiane (The Academic Association for Contemporary European Studies – UACES), tashmë kjo organizatë ka përfshirë UMIB-in edhe në uebfaqen e saj, në linkun:  https://www.uaces.org/membership/group/profile.php?group_member_id=175. Ylber Januzaj, këshilltar i rektorit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, tha kjo është edhe një mundësi më shumë për stafin akademik dhe studentët që ofrohet nga ky  rrjet që si qëllim kryesor ka avancimin e arsimit për të mirën publike nëpërmjet promovimit të mësimdhënies dhe kërkimit në studimet bashkëkohore evropiane

Sipas tij, UACES ofron mundësi që anëtarët e grupit të reklamojnë falas. “Çdo anëtar i stafit të është i mirëpritur të regjistrohet si anëtar i UACES përmes anëtarësimit në grup thjesht duke i dërguar email [email protected] me emrin, departamentin dhe institucionin. Kjo  mundëson qasje në buletinin tremujor të UACES që përmban lajmet më të fundit nga bota e studimeve evropiane”.

Në njoftimin e UACES për anëtarësimin e UMIB-it në uebfaqen e saj, bëhet e ditur se stafi akademik mund të merr pjesë në ngjarjet e UACES. “Ju keni të drejtë të aplikoni për financim nga UACES për të mbështetur konferencën dhe punëtoritë. Ju mund të mbani të përditësuar në lidhje me këto mundësi në faqen tonë të internetit (uaces.org), përmes listës së postës elektronike dhe nëpërmjet mediave sociale: @uaces, facebook.com/uaceseurope”, thuhet në njoftim.

Ndryshe sa i përket studentëve, bëhet me dije se se çdo student Fakulteti Ekonomik  është i mirëpritur të regjistrohet si anëtar i UACES nëpërmjet anëtarësimit  në grup thjesht me [email protected] me emrin, departamentin dhe institucionin . “Si student, edhe ju jeni automatikisht pjesë e rrjetit tonë të hulumtuesve pasuniversitarë dhe të karrierës së hershme – UACES Graduate Forum – ju mund të bashkoheni në listën e postimeve specifike për hulumtim-student dhe të lidheni në mediat sociale (@UACESgf | https: //ëëë.facebook .co / UACESgf)”.

Ndryshe Universiteti “Isa Boletini” është universiteti i parë në rajon që është anëtarësuar në këtë rrjet ku bëjnë pjesë më shumë se 600 universitete nga e gjithë bota”, tha ai. Benefitet e anëtarësimit në këtë rrjet që është themeluar në vitin 1967 në Angli, janë të shumta, duke filluar nga pjesëmarrja e stafit akademik të Universitetit “Isa Boletini”  në trajnime dhe ngjarje të  organizuara nga UACES.