Takimi Me Holandezet

Universiteti “Isa Boletini” bashkëpunon me Universitetin “Van Hall Larenstein”

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” dhe Universiteti “Van Hall Larenstein” nga Holanda vazhdojnë të intensifikojnë bashkëpunimin në kuadër të programit Erasmus+. Në këtë kontekst, ekspertë të të dy institucioneve janë duke provuar të ofrojnë programet në fushën  e trajtimit të ujërave të zeza dhe ujërave të shkarkuara nga industria.

Për këtë qëllim të hënën kanë qëndruar në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, Claas Visscher dhe Jannie van der Luit nga Universiteti “Van Hall Larenstein”, të cilët janë takuar me rektorin, Alush Musaj, dekanin e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, Milaim Sadiku dhe me një grup studentësh. Të dyja palët kanë shqyrtuar mundësitë që ofrojnë si njëri ashtu edhe universiteti tjetër sa i përket ofrimit të programeve.

Përndryshe në kuadër të këtij projekti, një numër studentësh dhe mësimdhënësish nga Universiteti “Isa  Boletini”, kanë përfituar nga përvojat e Universitetit “Van Hall Larenstein”. Gjithashtu në kuadër të shkëmbimeve ndërmjet dy universitete, këtë vit akademik planifikohet që katër studentë dhe dy mësimdhënës nga “Isa Boletini” të  shkojnë në Holandë dhe në të njëjtën kohë katër studentë nga Universitetit “Van Hall Larenstein”, të vijnë në Mitrovicë.