Rektori Musaj

Urimi i rektorit Musaj për Fitër Bajram

Të nderuar studentë, mësimdhënës dhe punëtorë të administratës të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”  dhe të gjithë ju qytetarë të besimit islam në Republikën e Kosovës.

Më lejoni që në emër timin personal dhe në emër të Universitet të Mitrovicës “Isa Boletini”, t’ju uroj Fitër Bajramin. Pas një muaji agjërimi dhe devotshmërie ndaj Krijuesit, Festa e Bajramit, na bën bashkë me familjet, farefisin dhe miqtë tanë. Ky afrim na bën që të reflektojmë për një moment për vlerën e besimit dhe respektit ndaj njëri-tjetrit.

Uroj që të keni shëndet dhe mirëqenie në familjet tuaja. Uroj që këto momente të na motivojnë për punë të mira dhe suksese në punë dhe në jetë. Urime!

 

Me respekt

Rektori i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”

Prof.dr.Alush Musaj