20180517 160933

Vazhdojnë sukseset e studentëve të UMIB-it

Të nderuar staf akademik dhe student të UMIB-it,

Puna e vazhdueshme e Universitetit të Mitrovicës “ISA BOLETINI”, për përgaditjen, aftësimin dhe avancimin profesional të studentëve për mësimnxënie dhe mësimdhënije, ka bërë të mundur që UMIB-i të jetë një promotor i rëndësishëm i formimit professional të gjeneratave të reja shumë premtuese.
Zhvillimi i njohurive teorike dhe shkathtësive të duhura praktike ka bërë të mundur që studentët tanë të jenë një kuadër premtues dhe i kërkuar për punëdhënësit si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Rasti i fundit është me 8 studentet e Fakultetit të Edukimit, të cilat si rezultat i sukseseve të treguara gjatë studimeve në UMIB dhe vlerësimit tejet pozitiv nga punëdhënësi tashmë janë punësuar. Njohuritë e përfituara gjatë studimeve, përvojat nga stafi akademik dhe metodat pedagogjike bashkëkohore të përcjalla tek ta, puna e pavarur individuale e studenteve, përkushtimi dhe serioziteti i tyre, kanë qenë një shtysë e fuqishme që të njëjtit të punësohen.

Ky rast dhe raste të tjera të ngjashme na shërbejnë si motiv dhe udhërrëfyes shtesë për stafin akademik, studentët aktualë dhe studentët e ardhshëm, që edhe në të ardhmen të punojmë me përkushtim të palëkundur drejt ngritjes së cilësisë së studimeve në UMIB dhe përgatitjes së studentëve për tregun e punës.

Menaxhmenti i UMIB, stafi akademik dhe administrativ, mbeten të përkushtuar në arritjen e objektivave të tyre , e që padyshim janë: përgaditja e gjeneratave të reja me integritet dhe profesionalizëm, si si aktorë të proceseve të rëndësishme në shoqërinë tonë.


Almedina Azemi

Universiteti i Mitrovicës “ Isa Boletini”
Fakulteti i Edukimit – Programi Fillor
Vendi i punës: SHFMU “Aziz Sylejmani”, Kodër e Minatorëve – Mitrovicë
Pozita: Mësimdhënëse e ciklit klasor

Në të ardhmen synoj të jem lidere e ndryshimeve pozitive në sistemin arsimor të Kosovës.

 


Dinore Rama

Universiteti i Mitrovicës “ Isa Boletini”
Fakulteti i Edukimit – Programi Fillor

Vendi i punës: SHFMU “Bislim Imeri” Kçiq – Mitrovicë

Pozita: Mësimdhënëse e ciklit klasor

Synimet e mia për të ardhmen janë të vazhdoj në profesionin tim si mësuese, të kontribojë në përmirësimin e arsmit në vendin tonë si dhe të vazhdojë me tutje studimet të cilat do të më ndihmojnë edhe më shumë në ngritjen time profesionale.

 

Elvira Arifi

Universiteti i Mitrovicës “ Isa Boletini”
Fakulteti i Edukimit – Programi Fillor
Vendi i punës: SHFMU “ Sylejman Vokshi” – Mitrovicë
Pozita: Mësimdhënëse e ciklit klasor

Duke i’u referuar këtij  profesioni  human dhe me perspektivë, synimet e mia janë: përkushtim, punë maksimale dhe ngritje profesionale.

 

Fillojeta Hasani

Universiteti i Mitrovicës “ Isa Boletini”
Fakulteti i Edukimit – Programi Fillor

Vendi i punës: SHFMU “Aziz Sylejmani” – Mitrovicë

Pozita: Mësimdhënëse e ciklit klasor

Synimi im kryesor për të ardhmen është që të punoj në profesionin tim në mënyrën më të mirë të mundshme, të edukoj gjeneratat e reja, të nxisë të nxënit e tyre dhe të kontriboj në përmisimin e arsimit në vend. Poashtu, synoj që të vazhdoj studimet për Master dhe të ndjek trajnime sa më shumë në mënyrë që të avancohem sa më shumë në profesion.

 


Fjolla Peci 

Universiteti i Mitrovicës “ Isa Boletini”
Fakulteti i Edukimit – Programi Fillor
Vendi i punës: SHFMU “Fazli Greiçevci” – Mitrovicë
Pozita: Mësimdhënëse e ciklit klasor

Synimi im për të ardhmen është zbatimi në praktikë i njohurive që kam marrë gjatë studimeve, si dhe arritja e titullit: “Mësimdhënëse model”.

 


Hatixhe Gashi

Universiteti i Mitrovicës “ Isa Boletini”
Fakulteti i Edukimit – Programi Fillor
Vendi i punës: SHFMU “Fazli Greiçevci” – Mitrovicë
Pozita: Mësimdhënëse e ciklit klasor.

Synimet e mia janë të vazhdoj të punoj shumë në profesionin tim si mësimdhënëse, për të sjellë sa më shumë nxënës të suksesshëm dhe të kontriboj në përmirësimin e arsimit në vendin tonë. Gjithashtu synoj të  vazhdoj me studimet Master, që sigurisht do të ndihmojnë në ngritjen time profesionale, të cilat nuk do të ndalen këtu.

 

Venera Kaçiku 

Universiteti i Mitrovicës “ Isa Boletini”
Fakulteti i Edukimit – Programi Fillor
Vendi i punës: SHFMU “Sefedin Smakolli” – Rashan
Pozita: Mësimdhënëse e ciklit fillor

Padjallëzitë dhe sinqeriteti i madh që kanë fëmijët më kanë bërë t’a dua me shpirt këtë profesion!

Të luftojmë së bashku për një shkollë të suksesshme me nxënësin në qendër si dhe të mundësojmë gjithpërfshirje të plotë të nxënësve duke mos anashkaluar asnjërin prej tyre!

 


Yllka Mustafa

Universiteti i Mitrovicës “ Isa Boletini”
Fakulteti i Edukimit – Programi Fillor
Vendi i punës: SHFMU “Trepça” (PN. Melenicë)
Pozita: Mësimdhënëse e ciklit klasor

Të punojmë sa më shumë që të ndërtojmë të ardhmen e gjeneratave të reja.