[wpml_language_selector_widget]
         
Foto

Vazhdon bashkëpunimi në kuadër të projektit “Ecodairy”

Në kuadër të projektit Ecodairy, më 12.02.2018, dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, Prof. Asoc. Dr. Milaim Sadiku, priti në takim pune një delegacion holandez që përbëhej nga ekspert të lartë të inxhinierisë së ushqimit dhe profesorë nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara “Van Hall Larenstein”. Delegacioni përbëhej nga Klaas Visscher, Koos de Vries, Sjaak Vanburgsteden, Reinier Zaal. Në shoqërim të tyre ishin edhe Vehbi Duraku dhe Afrim Berisha. Në takim i pranishëm ishte edhe koordinatori i këtij projekti MSc. Bahtir Hyseni. Ishte konstatim i të dyja palëve se bashkëpunimi dhe realizimi i projektit deri në këtë fazë është i kënaqshëm.

Në vazhdim, në kuadër të këtij projekti, palët u fukusuan në dy çështje: 1. Optimizimin e trajtimit aerobik dhe trajtimi anaerobik; 2. Siguria e ushqimit dhe CIP. U theksua se në fillim të muajit mars, dy studentë të Universitetit “Van Hall Larenstein” në kuadër të programit të shkëmbimit Erasmus, gjatë 3 muajve do të hulumtojnë dhe implementojnë një program optimizimi në impiantin e trajtimit të ujërave shkarkuese nga qumështorja “Bylmeti”.

Pjesë e këtij hulumtimi do të jenë edhe dy studentë të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore. Po ashtu pjesë e hulumtimit të sigurisë së ushqimit do të jenë edhe dy studentë të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore.