Vazhdon të rritet bashkëpunimi ndërmjet Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” dhe Arel University

Përfaqësues të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” ndodhen pranë finalizimit të projekt propozimit  në vazhdën e planit aksionar KA107 të Erasmus Plus në partneritet me Universitetin e Arel-it. Më 03.12.2015 Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” arriti marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Arel-it, e që frytet e asaj marrëveshjeje kemi filluar t’i konkretizojmë përmes aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta. Qëllimi kryesor i këtij projekti në finalizim e sipër është mobiliteti i studentëve dhe stafit akademik e që për synim ka shkëmbimin e përvojave dhe kulturave ndërmjet këtyre universiteteve partnere. Në vazhdën e punimeve që po zhvillohen në permbylljen e këtij projekt propozimi u identifikuan mundësi të reja bashkëpunimi. Në planin e dytë aksionar të Erasmus Plus KA2 shkëmbyem ide për realizimin e një projekti që do të mundësonte programe të përbashketa studimore me akreditime ndërkombëtare e që konsiderohet si mundësi e mirë për studentët tanë nga Kosova. Përfundimisht, përfaqësuesit e Unversitetit të Arel-it dhe Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” u dakorduam për intensfikimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme e që për qëllim kanë përmirësimin e gjendjes së studentëve dhe stafit akademik në veçanti dhe universiteteve partnere në përgjithësi.
20181126 121541