Viti akademik 2017/18 fillon më 2 tetor 2017

Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” se të hënën me datë 02 tetor 2017 fillon viti i ri akademik 2017-2018.

Ftohen të gjithë studentët e rinj që nga ora 10:00 në sallën SO1 të fakultetit të marrin pjesë në ceremoninë e mirëseardhjes që do të organizohet me rastin e këtij fillimviti.

Dekani prof. dr. Agron Beka, së bashku me stafin akademik ju dëshiron të gjithë studentëve të rinj mirëseardhje dhe shumë suksese në studime.