Visit To The Hydrometeorological Institute Of Kosovo

Vizitë Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës

Dekani i FTU-së, Milaim Sadiku i shoqëruar nga prodekani për mësim, Mensur Kelmendi vizitoi Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës. Ata i priti drejtoresha e institutit Letafete Bytyqi Latifi. Fillimisht dekani e falenderoi nikoqiren për përkrahjen e pakursyer që po u ipet  studentëve gjatë vizitës së laboratoreve të institutit. Gjatë takimit u bisedua edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në mes të IHK dhe FTU-së me nënshkrimin e një memorandumi të bashkëpunimit. Në vazhdim të vizitës mysafirët nga FTU-ja të shoqëruar nga znj. Bytyqi Latifi vizituan laboratoret e institutit.