10 ekzemplarë të librit të fundit të profesorit të ndjerë, Shyqiri Kelmendi, dhurohen për Bibliotekën Universitare
Burim Istrefi, ka plotësuar amanetin e ish-profesorit të tij tashmë të ndjerë, prof.dr. Shyqiri Kelmendi, që të dhurojë 10 ekzemplarë të librit të tij të fundit për Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), ku kishte punuar kohë të gjatë. Istrefi ka dorëzuar në Bibliotekën Universitare 10 libra të profesor Kelmendit, “Flotimi i xeheroreve të Pb dhe Zn”.
Ish – studenti ruan edhe një mesazh të profesorit Kelmendi në mobil, i cili kishte kërkuar që të dorëzonte 10 libra për Biliotekën Universitare. Ai i kishte treguar për gjendjen e vështirë shëndetësore dhe pamundësinë që të bëhej pjesë e një ceremonie për dorëzimin e librave.
Profesor Kelmendi ka vdekur m 20.07.2022. Ai përveç pozitave drejtuese në kombinatin “Trepça”, në “Ferronikel” si dhe në institucione lokale e qendror, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm si mësimdhënës në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë. Prof. dr. Shyqiri Kelmendi la pas vetes një veprimtari të begatë shkencore, si autor dhe bashkautor i shumë teksteve universitare, mbi 30 punimeve shkencore dhe profesionale të publikuara dhe rreth 20 projekteve te ndryshme.