104 vjet nga rënia e heroit, Isa Boletini
Sot, 23 janar 2020, janë mbushur 104 nga rënia e Isa Boletinit, heroit dhe figurës emblematike të shqiptarëve. Përmasat e vërteta të këtij kolosi, jo që veniten, por shpërfaqen edhe më të mëdha me kalimin e kohës. Me veprën e tij, ai i ka bërë vetit vend në të gjitha kohërat. Nderimi për veprën e tij është i përjetshëm. Emri i tij është nder për shqiptarët kudo që janë, për Mitrovicën dhe për Universitetin tonë që mban emrin e tij.
Mitrovicë 23 janar 2020
Rektori Prof. dr. Alush Musaj