Njoftim për tranferim studimesh
Njoftohen studentët e interesuar se bazuar në Kalendarin Akademik 2020/2021, nga data 01.02.2021 deri më 12.02.2021 mund t’i parashtrojnë kërkesat për transferim brenda dhe jashtë Universiteit, përkatësisht Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike.
Kriteret për transferim të studentëve janë të përcaktuara në Statutin e Universitetit dhe aktet tjera të institucionit.
Studentët që dëshitojnë të transferohen duhet t’i dorëzojnë këto dokumenta;
– Kërkesën për transfer,
– Certifikatën e notave nga fakulteti prej nga vijnë,
– Pas aprovimit të kërkesës fletë çregjistrimin nga fakultetit paraprak,
Afatet:
– Afati për transfer nga jashtë dhe brenda Universitetit, aplikimi prej 1 shkurt deri më
12 shkurt 2021
– Nxjerrja e vendimeve prej 15 shkurt deri më 18 shkurt 2021
– Regjistrimi i semestrit dhe fotografimi prej 19-23 shkurt 2021
– Dorëzimi i listave të transfereve në rektorat më 24 shkurt 2021