UMIB 2019

664 studentë janë pranuar në UIBM në vitin  akademik 2024/25 (niveli bachelor)

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë  (UIBM) në vitin viti akademik 2024/25 janë pranuar gjithsej 664 studentë në nivelin bachelor. Ndërsa për 840 vende që ishin hapur në konkurs, gjithsej kanë aplikuar 871 kandidatë.

Në Fakultetin e Gjeoshkencave (FGJ) janë pranuar 116 studentë, 49 në Xehetari, 50 në Gjeologji dhe 17 në Materiale dhe Metalurgji. Në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore (FTU) janë pranuar 129 studentë, 44 në Teknologji dhe 85 në Inxhineri dhe Teknologji Ushqimore.

Në Fakultetin e Inxhinerisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK) janë 302 studentë, prej tyre 106 në Inxhineri Ekonomike, 57 në Inxhineri Mekanike dhe 139 në Shkenca Kompjuterike dhe Inxhineri. Në Fakultetij Juridik (FJ) janë pranuar 67 studentë, ndërsa në Fakultetin Ekonomik (FEK)50 studentë.

Prej numrit të përgjithshëm të studentëve të pranuar, 3 janë nga komunitetet.