Historiku i zhvillimit të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore
Themelimi i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore është i lidhur me hapjen e Shkollës së Lartë Teknike në vitin 1961. Kjo ka qenë shkolla e vetme e këtij lloji në Kosovë. Në kuadër të kësaj shkolle kanë qenë drejtimet Xehetari, Metalurgji dhe Teknologji, studimet kanë zgjatur dy vjet. Në vitin 1970 në kuadër të Fakultetit Teknik të Prishtinës hapen degët Teknologji, Xehetari dhe Metalurgji, fillimisht në Mitrovicë, viti akademik 1970/71, për të vazhduar pastaj në Prishtinë deri në themelimin e Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë.
Me vendimin e Kuvendit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, më 22 korrik 1974 themelohet Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë. Në Shkollën e Lartë Teknike shuhen drejtimet ekzistuese, Xehetari, Metalurgji dhe Teknologji por hapen drejtimet e Makinerisë dhe Elektroteknikës. Në kuadër të Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë. Që nga viti akademik 1980/81, në këtë Fakultet hapet edhe dega Gjeologji. Prej vitit akademik 2001/2002, studimet organizohen sipas sistemit të Bolonjës dhe zgjasin 3 vjet. Prej vitit akademik 2008/2009 organizohen edhe studimet Master. Në vitin 2011, me vendimin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, ndërron emërtimi i Fakultetit, nga Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Fakultetin e Gjeoshkencave dhe Teknologjisë.
Më 06.03.2013, Qeveria e Republikës së Kosovës merr vendim për themelimin e Universitetit të Mitrovicës. Ndërsa Kuvendi i Kosovës e ratifikon këtë vendim më 31.05.2013.
Mbi bazën e Fakulteti të Gjeoshkencave dhe Teknologjisë themolohen dy fakultete të reja, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe Fakulteti i Gjeoshkencave.
Në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore mësimi përkatësisht studimi është i organizuara në dy nivele, Bachelor dhe Master.
Programet e studimit janë të akredituara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim që nga viti 2011.
Aktualisht janë të akredituara katër programe studimi, “Teknologji” me specializimet “Inxhinieri Mjedisore”;“Inxhinieri Kimike”, dhe programi tjetër “Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore”në nivelin Bachelor.
Në nivelin Master po ashtu janë të akredituara dy programe studimi, “Teknologji” me specializimet “Inxhinieri Kimike”;“Inxhinieri e Mbrojtjes Mjedisore”, dhe programi tjetër “Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore”.