Stafi akademik i UIBM përfiton mbështetje për tri projekte të vogla shkencore nga MASHTI
Stafi akademik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë i ka fituar tri projekte në kuadër të mbështetjes së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për projektet e vogla shkencore 2024. Këto projekte janë miratuar nga Këshilli Shkencor i MASHTI-it.
Projekti “Riciklimi i mbetjeve ferrore sipas qasjes së re “SNACK”, mundësi e një progresi teknologjik, tranzicionit të industrisë metalurgjike dhe zhvillimi të qëndrueshëm në Kosovë”, nën udhëheqjen e prof. Izet Ibrahimi, prof. Bedri Durmishi, prof. Faruk Hajrizi dhe 4 studentëve të niveli master të studimeve – programi Materiale dhe Metalurgji, ka për synim promovimin e qasjeve të reja në industrinë e riciklimit. Sistemet inovative, të propozuar në këtë projekt, përveç që do të mundësonin transformimin e mbetjeve ferrore në resurse të vlefshme për industrinë, ato do të krijonin kushtet për transformimin industrisë metalurgjike drejtë një industrie rentabile dhe konformë kërkesave të BE-së.
Stafi i Fakultetit të Gjeoshkencave, Departamenti i Materialeve dhe Metalurgjisë në UIBMnë bashkëpunim me Universitetin e Lubljanës – Departamenti Materiale dhe Metalurgji, kanë nisur një projekt kërkimor inovativ të financuar nga Ministria e Arsimit. Projekti titullohet “Hulumtimi dhe Zhvillimi i Reaksioneve të Metaleve Nëpërmjet Analizës Termike In-situ.” Koordinatorët kryesorë të projektit përfshijnë: Afrim Osmani, Bastri Zeka, Mitja Petric, Muharrem Zabeli dhe Nurten Deva, si dhe një grup studentësh të nivelit master.
Qëllimi kryesor i projektit është të analizojnë vetitë termike të reaksioneve dhe përpunimit të lidhjeve metalike për produkte premium, duke zhvilluar modele mikrostrukturore që do të integrohen në sisteme simulimi dhe të konfirmohen eksperimentalisht në laborator. Ky proces do të mundësojë analizimin e metaleve nga ngurtësimi deri te fazat e mëtejshme të përpunimit dhe do të rrisë nivelin e bashkëpunimit dhe ndërdisiplinaritetit midis Universitetit të Lubjanës dhe Departamentit të Materialeve dhe Metalurgjisë.
Stafi i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore në UIBM në bashkëpunim me Universitetin Yeditepe dhe partnerin nga Industria Princ Kafe, kanë nisur një projekt kërkimor inovativ të financuar nga Ministria e Arsimit. Projekti titullohet “ Kokrrat e kafesë 2.0: Siguria ushqimore dhe përmirësimi i cilësisë dhe parametrave shqisor të kafesë me fermentim” Bartës i projektit është profesori, Bahtir Hyseni, ndërsa anëtarë në projekt janë Fatos Rexhepi, Valdet Gjinovci, Dafina Llugaxhiu. Në projekt do të jenë të përfshirë edhe tre studentë nga dy nivelet e studimit në këtë program.
Projekti synon të përmirësojë cilësinë dhe sigurinë e kafesë përmes procesit të fermentimit, duke e bërë atë më të përshtatshme për konsum. Për të arritur këtë qëllim, është e rëndësishme të kuptohet procesi i fermentimit në kafe dhe ndikimi i tij në cilësinë dhe shijen e përfundimtare të produktit.