IMG 5053

U mbajt Ligjërata “Puna me Fëmijët me Dhunti” në Fakultetin e Edukimit – Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë

Më 11 nëntor 2024, Fakulteti i Edukimit në Universitetin “Isa Boletini” të Mitrovicës pati kënaqësinë të mirëpriste drejtoreshën e Institutit Atomi, znj. Naime Hoxha, e cila mbajti një ligjëratë mbi temën: Puna me fëmijët me dhunti”, për studentët e vitit të dytë (lënda Menaxhimi i Klasës) dhe të tretë (lënda Psikologji e Personalitetit). Ligjerata e znj. Hoxha trajtoi dallimin konceptual në mes të termeve “fëmijë të talentuar” dhe “fëmijë me dhunti”, duke shpjeguar mënyrat e identifikimit dhe mbështetjes së fëmijëve me dhunti. Ajo fokusohej në strategjitë e mësimdhënies në kuadër të “përshpejtimit” dhe “pasurimit”, me qëllim zhvillimin e potencialit të këtyre fëmijëve. Takimi ishte interaktiv, me diskutime dhe punë grupore për ndarjen e praktikave dhe përvojave të ndryshme.

Ligjërata u hap nga Ass. Arbesa Uka, e cila theksoi rëndësinë e përgatitjes së mësuesve të ardhshëm për punën me fëmijët me dhunti në klasë, një temë që kërkon jo vetëm njohuri të thella, por edhe një përkushtim të veçantë ndaj nevojave të këtyre nxënësve.

Nga ana e menaxhmentit të fakultetit, prezente ishte prodekanja, Prof.ass. Saranda Kika, e cila e falënderoi znj. Hoxha për gatishmërinë dhe angazhimin e saj dhe Ass Arbesa Uka për inciativën, duke shprehur kënaqësinë që Fakulteti i Edukimit po rrit bashkëpunimet me akterë të tjerë të rëndësishëm për të garantuar cilësinë në arsim. Ajo theksoi se ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të përgatitjes profesionale të studentëve dhe përmirësimit të kushteve të edukimit për nxënësit.

Ass. Hatixhe Gashi gjithashtu ofroi perspektivën e saj për benefitet e kësaj ligjërate në ushtrimet e lëndës “Menaxhimi i Klasës”, duke theksuar rëndësinë e njohurive të thelluara për trajtimin dhe mbështetjen e fëmijëve me dhunti në ambiente klasore.

Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për studentët dhe stafin akademik të Fakultetit të Edukimit për të ndarë njohuri dhe përvoja të vlefshme në lidhje me mënyrat më të mira për të mbështetur dhe edukuar fëmijët me dhunti, duke i përgatitur ata për një të ardhme më të ndritur dhe më të barabartë në shoqëri.

Përfundimisht, falenderojmë edhe njëherë znj Hoxha për gatishmërinë dhe informacionet e vlefshme që ndau në ambientet e FEdu.

IMG 5072
IMG_5072
IMG_5102
IMG_5053
IMG_5058
IMG 5072IMG 5102IMG 5053IMG 5058