“AD Scientific Index” rangon Dekanin e Fakultetit Juridik, Islam Qerimi ndër dhjetë shkencëtarët më të mirë në të drejtën penale në nivel nacional
Indeksi “AD Scientific Index” është një platformë ose një sistem i cili analizon punën akademike të shkencëtarëve duke përdorur metoda të ndryshme si H-indeksi, indeksi i10 dhe numri i citimeve. Kjo platformë ofron një mënyrë për të vlerësuar produktivitetin dhe efikasitetin e individëve dhe institucioneve në fushën shkencore. Përmes “AD Scientific Index”, mund të shihen rezultatet dhe renditjet sipas disa kritereve të tilla si “H-indeksi total”, “H-indeksi i 6 viteve të fundit”, “indeksi total i10 i produktivitetit”, “indeksi i10 i produktivitetit të 6 viteve të fundit”, “citatimet totale” dhe “citatimet e 6 viteve të fundit”. Ky indeks gjithashtu ofron mundësi për regjistrim individual ose institucional, duke e bërë një burim të rëndësishëm për vlerësimin dhe krahasimin e kontributit shkencor të shkencëtarëve dhe institucioneve të ndryshme.
“AD Scientific Index” për muajin qershor 2024 ka analizuar dhe vlerësuar edhe punën akademike të shkencëtarëve në Republikën e Kosovës. Andaj, kjo platformë, Dekanin e Fakultetit Juridik, të UIBM-it, Prof. Asoc. Dr. Islam Qerimin e ka ranguar ndër dhjetë shkencëtarët më të mirë në të drejtën penale në Republikën e Kosovës
https://www.adscientificindex.com/scientist/islam-qerimi/4757484