Image 6487327

Aktivitet nga ALUMNI– shkëmbim i përvojave të mësimdhënies në mes të studentëve të Fakultetit të Edukimit

Aktivitet nga ALUMNI– shkëmbim i përvojave të mësimdhënies në mes të studentëve të Fakultetit të Edukimit dhe Diellza Pretenit (studente e diplomuar në UIBM, mentore e fëmijëve në organizatën BONEVET)

Detajet e organizimit: më 12.01.23, ora 12:00 në sallën 306

Asociacioni ALUMNI vazhdon të shërbejë si urë lidhëse mes studentëve dhe Alumnit, duke organizuar aktivitetin e radhës: Peer support with UIBM Alumni. Për këtë takim ftohen studentët e Fakultetit të Edukimit për të dëgjuar përvojën e studentes Diellza Preteni e diplomuar në vitin 2022 dhe e cila tashmë punon si mentore e fëmijëve ne organizaten BONEVET.

Diellza përgjatë studimeve ishte edhe kryetare e Këshillit Studentor në FEdu, studente bursiste dhe në vitin 2021 ishte përqafësuese e UIBM në Konferencën Globale mbi të Drejtat e Njeriut për Arsim Cilësor të mbajtur në Vienë, Austri.