Ambasada amerikane mbështetë “Asistentin Fulbright” në Fakultetin e Edukimit
Fakulteti i Edukimit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe Seksioni i Diplomacisë Publike (PDS) i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, si “Partnerë”, nënshkruajnë Memorandum të Mirëkuptimit dhe pajtohen që të krijojnë një partneritet dhe hapësirë pune për të mbështetur punën e Asistentit Fulbright për mësimin e anglishtes (“ETA”) në Kosovë, nga 1 tetor 2023 deri më 15 qershor 2024.
Ky është viti i pestë i partneritetit mes Fakultetit të Edukimit dhe Ambasadës të SHBA – së. Memorandumin e bashkëpunimit e nënshkruajnë prof. asoc. dr. Besim Gollopeni, Dekani i Fakultetit të Edukimit dhe Kelsey De Rinaldis, Zëvendës Zyrtar për Çështje Publike, Ambasada e SHBA, Prishtinë.