Erasmusplus

Arritje e jashtëzakonshme e UIBM në arenën ndërkombëtare  në kuadër të projekteve ERASMUS+ për vitin 2024

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm këtë vit duke kaluar, në një nivel të barabartë me Universitetin e Prishtinës (UP) dhe para universiteteve tjera publike në Kosovës sa i përket bashkëpunimit në arenën ndërkombëtare në kuadër të ERASMUS+. Kjo arritje është rezultat i punës së palodhshme dhe përkushtimit të stafit akademik dhe administrativ të UIBM-së, si dhe mbështetjes së fuqishme nga studentët dhe partnerët tanë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Zyrtari i Lartë për Projekte dhe Programe, Abdullah Sadiku, thotw se  gjatë këtij viti, UIBM ka përfituar 3 projekte ndërkombëtare në kuadër të thirrjes së fundit nga ERASMUS+, ku aktualisht jemi me 4 projekte ndërkombëtare në kuadër të Key Action 2 Capacity Building nga ERASMUS+, duke rritur ndjeshëm kapacitetet tona në fushën e kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit akademik. “Ky sukses nuk është vetëm një tregues i cilësisë së punës që po bëhet në UIBM, por edhe një motivim për të vazhduar përpjekjet tona për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së arsimit dhe kërkimit shkencor. Përmes këtyre projekteve, ne synojmë të krijojmë mundësi të reja për studentët dhe stafin tonë, duke i pajisur ata me aftësi dhe njohuri të nevojshme për t’u përballur me sfidat e së ardhmes”.

Ai falënderon të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë arritje, duke përfshirë stafin akademik dhe administrativ, studentët tanë të shkëlqyer dhe partnerët tanë ndërkombëtarë. “UIBM mbetet i angazhuar për të ofruar një edukim të cilësisë së lartë dhe për të promovuar kërkimin shkencor dhe inovacionin, duke qenë gjithmonë në kërkim të mundësive të reja për zhvillim dhe përparim. Suksesi i arritur këtë vit është dëshmi e përkushtimit tonë për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për studentët tanë dhe për komunitetin e gjerë akademik”, tha ai.