Therandë Dafina

Ass. Dr.sc. Dafina Llugaxhiu, prezantoi programet e FTU-së, në shkollën profesionale IAAP “Abdyl Ramaj” në Therandë

Ass. Dr. Dafina Llugaxhiu vizitoi shkollën profesionale IAAP “Abdyl Ramaj” në Therandë, ku prezantoi programet të cilat zhvillohen në Departamentin e Teknologjisë Ushqimore në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Me këtë rast maturantët e interesuar u njoftuan lidhur me historikun e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, stafin mësimdhënës, programet të cilat ofrohen në Departament, mënyrën e aplikimit, kriteret të cilat duhen të plotësohen për regjistrim si dhe pritjet pas diplomimit.