
Atasheu nga Zyra Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, Konstantinos Katsanos, vizitoi UIBM
Atasheu nga Zyra Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, Konstantinos Katsanos, ka vizituar Universitetin “Isa Boletini”, ku u prit nga prorektorja për Bashkëpunim Ndëkombëtar dhe Projekte, prof.asoc.dr. Edita Bekteshi. Qëllimi i vizitës ishte eksplorimi i mundësive për bashkëpunim, duke përfshirë edhe dhurimin e burimeve të ndryshme akademike.
Ky takim do të shërbejë si një pikënisje për bashkëpunim në fushën akademike, kulturë, arsim, si dhe në ekonomi, sport, turizëm dhe iniciativa të tjera që nxisin partneritetin midis universitetit tonë dhe Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, duke forcuar në këtë mënyrë bashkëpunimin midis dy vendeve. Prorektorja Bekteshi, shprehu mirënjohjen e saj ndaj Atasheut për vizitën dhe interesin e tij për forcimin e lidhjeve me universitetin. Nga ana e tij, z. Katsanos shprehu gatishmërinë për të mbështetur nisjen e marrëveshjeve Erasmus+ midis Universitetit “Isa Boletini” dhe Universitetit të Maqedonisë, si dhe Universitetit Aristoteli në Selanik.