Avdyl Beqiri zgjedhet Sekretar i Përgjithshëm i UIBM-së
Këshilli Drejtues në mbledhjen e mbajtur më 31.03.2023, me shumicë të votave ka zgjedhur z. Avdyl Beqiri për Sekretar të Përgjithshëm të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Sipas statutit, Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit është zyrtari më i lartë administrativ i institucionit dhe është udhëheqës i Administratës Qendrore të Universitetit. Mandati i sekretarit është 4 vjeçar me mundësi të rizgjedhjes.
Z. Beqiri ka kryer studimet themelore dhe ato postdiplomike në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ka certifikime të ndryshme profesionale nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare në fushën e administratës publike dhe sistemit të drejtësisë. Më herët ka qenë Sekretar në Fakultetin Juridik të UIBM-së, me ç’rast për disa vite me radhë është shpërblyer me mirënjohje si punëtor i dalluar për shërbim profesional dhe efektiv në organizimin e administratës dhe bashkëpunimin me stafin akademik. Nga muaji dhjetor i vitit 2022 ka kryer detyrën e ushtruesit të detyrës së sekretarit të universitetit.
Para se të bëhet pjesë e UIBM-së, z. Beqiri ka punuar në Agjencinë Kundër Korrupcionit dhe Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN – Balkan Investigative Reporting Network) duke kontribuar përmes projekteve të ndryshme në respektimim e të drejtave të njëriut me fokus në parandalimin dhe evidentimin e korrupsionit.