Avoka

Avokatja nga Gjermania, Hajrije Spahiu, do të mbajë ligjëratë online për studentët e Fakultetit Juridik

Znj. Hajrije Spahiu, e cila ushtron profesionin e avokatit në “Kanzlei Dr. Schmitzdo”, në Stuttgart të Gjermanisë, do të mbajë një ligjëratë online për studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Ligjerata mban titullin: “Etika e avokatit ne Gjermani dhe BE”!

Kjo ligjëratë bashkorganizohet me profesorin e lëndës, Islam Qerimi, e cila u dedikohet enkas studentëve të cilët në këtë semestër ndjekin lëndën “Etika e së drejtës”, e në syllabusin e saj, njëri nga kapitujt shqyrton këtë tematikë!

Kjo ligjëratë do të zhvillohet me pjesëmarrjen tonë fizike në sallën 403, ndërsa avokatja Spahiu, nga Gjermania do të lidhet online, përmes platformës elektronike “Google Meet”.

Ligjërata do të mbahet online, më 15.01.2024 në ora 11:30.

Andaj, ju ftoj të merrni pjesë të gjithë studentët të cilët e kanë regjistruar këtë lëndë zgjedhore!