Kavajaa

Burhan Kavaja, ish – studenti i Shkollës së Lartë Teknike, me numër të indeksit 1, vizitoi UIBM

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Alush Musaj, ka pritur në takim ish-studentin e Shkollës së Lartë Teknike (SHLT), Burhan Kavaja, i cili ka pasur indeksin me numër 1. Rektori Musaj, ka shprehur kënaqësinë për vizitën dhe takimin me ish -studentin e SHLT-së, i cili më vonë kishte mbajtur pozita të ndryshme në ndërmarrjet më të mëdha vendore, duke përfshirë edhe kombinatin “Trepça”.

Në takim rektori shprehu mirënjohjen e tij për punën dhe angazhimin e Kavajës, i cili për 12 vjet me radhë ishte i angazhuar edhe si mësimdhënës në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metarlurgjisë.  “Jemi të lumtur që kemi në mesin tonë një ish-student dhe mandej profesor të institucioneve akademike që kanë qenë në Mitrovicë”, tha Musaj.

Ndërsa, Kavaja falënderoi rektorin për pritjen dhe punën e mirë që po bëhet në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. “Jam shumë i lumtur që gjendem në këtë kampus modern universitar këtu në zemër të Mitrovicës, që ka qenë ëndërr e kahmotshme”, tha ai, duku uruar 10-vjetorin e UIBM dhe 62 vjetorin e SHLT-së .

Kavaja dha edhe një intervistë për jetën e tij studentore dhe atë si mësimdhënës i FXM për filmin dokumentar me rastin e 10-vjetorit të UIBM që shënohet më 6 mars 2023.