BURSA NDËRKOMBËTARE PARLAMENTARE (SPI) E PARLAMENTIT GJERMAN
Bursë Parlamentare Ndërkombëtare është një program i Bundestagut Gjerman që synon nxitjen e marrëdhënieve midis Gjermanisë dhe vendeve pjesëmarrëse nëpërmjet vlerave të përbashkëta demokratike dhe tolerancës. Thelbi i programit të SPI-së është një praktikë e gjatë 3 mujore me një nga anëtarët e Bundestagut, ku pjesëmarrësit mund të punojnë dhe të mësojnë në zemër të demokracisë gjermane. Përveç kësaj, pjesëmarrësit e SPI-së janë regjistruar në Universitetin Humboldt në Berlin dhe mund të ndjekin kurse atje.
Aplikantët duhet të jenë qytetarë kosovarë, të jenë të interesuar në politikë, të kenë një njohuri shumë të mirë të gjuhës gjermane (si programi zhvillohet në gjermanisht) dhe të jenë më të rinj se 30 vjet. Informacione shtesë në lidhje me programin e SPI-së dhe si të aplikoni është në dispozicion këtu:
DE: https://pristina.diplo.de/xk-de/themen/kultur/ips/2224348
SQ: https://pristina.diplo.de/xk-sq/themen/kultur/ips/2099018
SR: https://pristina.diplo.de/xk-sr/themen/kultur/ips/2099358
Bashkangjitur do të gjeni broshurën zyrtare të programit të SPI-së për vitin e ardhshëm në një format dixhital.