Dekani dhe prodekani i FIMK-ut po marrin pjesë në takimin final rreth projektit iTEM në Czech Technical University
Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike Prof. Asoc. Dr Faton Merovci së bashku me prodekanin e këtij Fakulteti prof.ass dr Muzafer Shala, po qëndrojnë në Czech Technical University në Republiken Çeke. Vizita është në kuadër të takimit final rreth projektit iTEM – Innovative Teaching Education in Mathematics, project i financuar nga Erasmus+. Koordinatori lokal i këtij projekti Faton Merovci ka deklaruar se takimet janë zhvilluar me datën 26 dhe 27 tetor, ku ky është takimi përfundimtar rreth këtij projekti ku janë trajtuar përveç përmbylljes se këtij projekti, raportimi dhe auditimi i tij si dhe mundësisë se bashkëpunimit me tutje per aplikime ne projekte te përbashkëta. Pjese e këtij projekti katërvjeçar kane qene universiteti te ndryshme nga shtetet si Greqia, Kosova, Danimarka, Suedia, Austria, Maqedonia e Veriut dhe Uzbekistani.