Gjeo

Dekani i Fakulteti Gjeoshkencave Prof. Dr Naser Peci mori pjesë ne takimin e organizuar nga TAIEX

Dekani i Fakulteti Gjeoshkencave Prof. Dr Naser Peci mori pjesë ne takimin e organizuar nga TAIEX (Asistencë Teknike dhe Instrumenti i Shkëmbimit të Informacionit) të Komisionit Evropian në bashkëpunim me Shërbimin Gjeologjik të Kosovës me qëllim të Misionit të TAIEX-it për Strategjinë e Mbrojtjes së Tokës dhe Reduktimin e Rrezikut të Rrëshqitjeve.

Qëllimi i Misionit të Ekspertëve është të ofrojë udhëzime për identifikimin, regjistrimin dhe monitorimin e rrëshqitjeve, me fokus në metodat cilësore dhe sasiore për vlerësimin e ndjeshmërisë ndaj rrëshqitjeve, në mënyrë që të përgatisë harta dhe katalog të inventarit të rrëshqitjeve. Në këtë kuptim, misioni i afrohet vlerësimit të rrezikut të rrëshqitjeve të dherave dhe kontribuon në zbatimin e strategjive efektive të mbrojtjes së tokës dhe reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë.

Përfitues nga ky mision i TAIEX-it janë institucionet si: Shërbimi Gjeologjik i Kosovës,  Fakulteti i Gjeoshkencave – UIBM, Ministria Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Punëvë të mbrendshme dhe Administratës Publike, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, Komunat Prizren, Kaçanik dhe Istog, Agjensite përkatëse si: Instituti Hidrometeorologjike, Agjensioni Mbrojtjes Mjedisit, Agjensini Menaxhminit Emergjencave.

Dekani Prof Dr Naser Peci njoftoi pjesënmarrësit  për aktivitetin e Fakultetit Gjeoshkencave dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në këtë projekt mjaft të rëndësishëm me përfitime të shumëfishta për Kosovën.

Në kuadër të Misionit e TAIEX-it, eksperti Italian z. Francesko Fusto nga Agjencia Rajonale e Mbrojtjes së Mjedisit të Kalabrisë-Itali, prezantoi politikat më të mirat të Bashkimit Evropian, përkatësisht të Italisë lidhur me strategjinë e mbrojtjes së tokës dhe reduktimin e rrezikut tërrëshqitjeve të dheut.

Misioni i TAIEX-it, do të vazhdojë punën edhe për katër ditë të tjera, ku do t elaborohen aktivitetet dhe përgjegjësitë edhe tëinstitucioneve tjera përfituese., ku do të shkëmbehenraktikat dhe përvojat më të mira si dhe trajtohen mundësitë përbashkëpunim ndërinstitucional në të ardhmen.