Dekani i Fakultetit Juridik, priti në takim studentët që kanë përfunduar praktiken profesionale në gjykatë
Dekani i Fakultetit Juridik, prof. asoc. dr. Islam Qerimi, priti në takim një grup studentësh të këtij fakulteti, të cilët e kanë përfunduar me sukses praktikën profesionale në gjykatë. Ai i përgëzoi ata dhe të tjerët, të cilët e kanë vijuar këtë praktikë-shkathtësi profesionale duke ju uruar që teoria dhe praktika juridike të mund të kombinohet dhe zbatohet sa më drejtën në zgjidhjen e rasteve hipotetike në fakultet, si dhe në të ardhmen përgjatë ushtrimit të profesionit të juristit edhe në institucionet e drejtësisë ku ata do të angazhohen.
Dekani Qerimi, po ashtu uroj edhe studentët e tjerë, qe tani janë duke e vijuar këtë praktikë, me ç’rast kërkoj nga ata të tregohen sa më të suksesshëm dhe të përfaqësojnë fakultetin në organet gjyqësore sa më të spikatur nga ana e dijes juridike e cila përvetësohet nga stafi i zellshëm në këtë fakultet.
Studentët pjesëmarrës në këtë takim iu falënderuan dekanit dhe menaxhmentit të këtij fakulteti për mundësinë e dhënë që gjatë studimeve në këtë fakultet të ndjekin edhe praktiken 3 mujore në gjykatë.