Stammmm

Dekani i Fakultetit Juridik, prof.dr. Islam Qerimi, vizitoi Fakultetin Juridik në Universitetin e Stambollit

Dekani i Fakultetit Juridik, prof.dr. Islam Qerimi, ka vizituar Fakultetin Juridik të Universitetit të Stambollit. A u prit në takim nga shefi i Katedrës dhe Institutit të së Drejtës Penale pranë këtij fakulteti, prof.dr. hab. Selman Dursun.
Gjatë këtij takimi ata u dakorduan që sa më parë të fillohet me format konkrete të bashkëpunimit. Fillimisht u dakorduan që të organizohen ligjërata të dyanshme të stafit akademik e në fazat e mëvonshme edhe të shkëmbimeve të stafit, studentëve dhe aplikimin e përbashkët në projekte ndërkombëtare si dhe organizimin e konferencave. Profesori Dursun e njoftoi dekanin Qerimi edhe me historikun e Universitetit, Fakultetit, Institutit dhe gjithë kampusit universitar.
Stamboll