Picture1

Dekani i Fakultetit Juridik, profesori Islam Qerimi, priti përfaqësuesit e KFOR-it, amerikan dhe atij zvicerian

Dekani i Fakultetit Juridik, profesori Islam Qerimi, priti në takim përfaqësuesit e KFOR-it, amerikan dhe atij zvicerian. Fillimisht dekani Qerimi i falënderoi përfaqësuesit e kontingjenteve të KFOR-it, amerikan dhe atij zvicerian për tanimë traditën e krijuar të bashkëpunimit ndërmjet këtyre subjekteve të cilat kanë marrë mbi vete detyra të rëndësishme për sigurinë e shtetit të Kosovës si dhe edukimin e arsimimin e  brezave të rinj. Në frymën e këtyre përgjegjësive palët u dakorduan që nga muaji tetor, kur fillon edhe viti i ri akademik 2023-2024 në Universitet, të fillohet me implementimin e projekteve të përbashkëta.

Në fund z. Maj. James Houston në emrin e përfaqësuesve të dy kontingjenteve të KFOR-it, amerikan dhe atij zvicerian u falënderuan për pritjen dhe shpalosjen e pikave të bashkëpunimit ndërmjet këtyre subjekteve. Në përmbyllje të këtij takimi u caktua edhe data e ritakimit, me qëllim të rivlerësimit të realizimit të detyrave të marra përsipër nga takimi i sotshëm.