Fjur Mirenjohje

Dekani i Fakultetit Juridik, Qerimi, vlerësohet për kontributin e dhënë në hulumtimin, studimin dhe promovimin e të drejtës zakonore shqiptare

Kryetari i Bashkisë së Mirditës, z. Albert Melyshi, më 03.02.2025, nderoi Dekanin e Fakultetit Juridik të UIBM-it, Prof. asoc. dr. Islam Qerimi, me një mirënjohje për kontributin e tij në hulumtimin, studimin dhe promovimin e të drejtës zakonore shqiptare.

Gjatë këtij momenti, Dekani Qerimi shprehu mirënjohjen për vlerësimin nga z. Melyshi, duke theksuar se ishte një privilegj të punonte dhe vlerësohej nga figura të tilla si ai, veçanërisht nga një trevë e njohur për rëndësinë e saj në ruajtjen e së drejtës zakonore shqiptare. Ai shtoi se ky çmim ka një kuptim të jashtëzakonshëm, pasi nënvizon angazhimin e tij të pandërprerë për të ruajtur dhe promovuar pasuritë e shoqërisë shqiptare, që janë thelbësore për sistemin juridik dhe kulturor të vendit. Qerimi theksoi gjithashtu se ky çmim është një inkurajim për të vazhduar përpjekjet në pasurimin e kulturës dhe edukatës juridike në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe për të kontribuar në forcimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut.