QerimiTakim

Dekani i Fakultetit Juridik, Qerimi zhvilloi takim me Alban Krasniqin nga Platforma Lexdoks

Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof. asoc. dr. Islam Qerimi, ka pritur në takim Alban Krasniqi – përfaqësues i Lexdoks. Lexdoks është platformë e mençur kërkimi që u mundëson përdoruesve qasje të shpejtë në të gjithë dokumentet e legjislacionit dhe praktikës gjyqësore të Republikës së Kosovës, duke i bërë ato elektronikisht të kërkueshme, lehtësisht të qasshme dhe të përshtatshme për citim. Platfroma Lexdoks e bën sistemin tonë ligjor më transparent dhe më të qasshëm.

Bashkëbiseduesit pohuan se qytetarët dhe profesionistët ligjorë të Republikës së Kosovës duhet të veprojnë në një sistem demokratik me rregulla të parashikueshme. Për këtë arsye, me ndihmën e inteligjencës artificiale, është me rëndësi digjitalizimi për të gjithë legjislacionin, praktikën gjyqësore dhe aktet tjera juridike me qëllim që ato të bëhen lehtësisht të kërkueshme.

Dekani Qerimi përgëzoj Z. Krasniqi për zhvillimin e kësaj platforme të mençur digitale që do t’i shërben juristëve në Kosovë, si edhe studentëve të Fakultetit Juridik të cilët bëjnë hulumtime me shkrime ligjore dhe përgatitje të detajuar të cilat kanë të bëjnë me rastet para gjykatave dhe institucioneve të tjera, e në veçanti atyre në programin master, për të cilin ka aplikuar ky fakultet. Për këtë qëllim përfaqësuesi i Platformës Lexdoks, Z. Krasniqi shprehu gatishmërinë që shërbimet e saj të ketë drejtë t’i shfrytëzojë pa pagesë Fakulteti Juridik i UIBM-së, për një periudhë kohore prej 6 muajsh, për të cilën dekani i shprehu falenderim të veçantë.

Në fund ata u pajtuan që në të ardhmen e afërt të shqyrtojnë edhe mundësitë e avancimt të bashkëpunimit reciprok ndoshta edhe përmes një memorandumi të bashkëpunimit.