Trepca

Dekani i Fakultetit të Gjeoshkencave takohet me përfaqësuesit e Trepçës

Dekani i Fakultetit Gjeoshkencave (FGJ), Prof Dr Naser Peci i takoi perfaqësuesit e Trepça sh.a.; Xhevdet Tahiri, Enis Abdurrahmani, Naser Rexha, Arben Peci dhe ekspertin e pavarur Albert Karschti nga Gjermania i angazhuar nga Qeveria për Sektorin Minerar. Dekani i njoftoi per aktivitetin e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë – fakultetin e Gjeoshkencave, programet e studimit dhe bashkëpunimin me Industrinë.

Në takim nga të pranishmit u paraqit rëndësia e Sektorit minerar për zhvillimin ekonomik të Kosovës sidomos revitalizimi i Trepça sh.a dhe mundësia e bashkëpunimit trepalësh Qeveri-Akademi-Industri për avansimin e Sektorit minerar në Republikën e Kosovës.