Dekani Kutllovci dhe profesori Zeqiri, morën pjesë në punëtorinë “Ballkans Minerals Workshop”
Me ftesë të Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dekani i Fakultetit të Gjeoshkencave në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.asoc.dr. Festim Kutllovci dhe mësimdhënësi, prof.asoc.dr. Kemajl Zeqiri, kanë marrë pjesë në punëtorinë “Ballkans Minerals Workshop”. Punëtoria ka zgjatur tre ditë dhe është mbajtur në Sofje të Bullgarisë.
Në kuadër të punëtorisë u prezantuan kumtesa dhe diskutua mbi sfidat dhe mundësitë e prodhimit të metaleve kritike, tregun, strategjitë nacionale dhe baza ligjore e rregullative e vendeve të Ballkanit në kontekstin global zhvillimor. Në fund të punëtorisë pjesëmarrësit kanë realizuar një vizitë në minierën e arit “Cholopech”.