Departameni i Xehetarisë në FGJ po vazhdon me përgatitjet lidhur me procesin e akreditimit të programeve në nivelin baçelor dhe master
Në Fakultetin e Gjeoshkencave, Departameni i Xehetarisë po vazhdon me përgatitjet lidhur me procesin e akreditimit të programeve në nivelin baçelor dhe master. Bartësit e programeve në bashkëpunim me Departamentin si dhe me partnerët tjerë unanimisht kanë nxjerr propozimin konform kërkesave të industrisë, kërkimeve shkencore dhe parimeve bashkëkohore të zhvillimit të qëndrueshëm të minierave, që studimet baçelor të jenë 8 semestra, gjegjësisht 4 vite me 240 ECTS / kredi, ndërsa studimet master 1 vit, dy semestra me 120 ECTS /kredi.