
DiLanEdu-WB: Takimi i parë
Në kuadër të projektit DiLanEdu – WB, u mbajt takimi i parë) në Kolegjin Universitar Logos në Tiranë. Universiteti i Mitrovicës, përkatësisht Fakulteti i Edukimit u përfaqësuar nga dy mësimdhënëset e këtij fakulteti, Albana Sadiku dhe Fatbardha Hoxha. Ky është një projekt nga i cili Universiteti “Isa Boletini në Mitrovicë”dhe Fakulteti i Edukimit do të përfitojnë shumë në aspektin e transformimeve digjitale si formë inovative për studimin gjuhesor dhe edukimin. Nëpërmjet kësaj teknologjie do të mësohen mënyra të reja se sit ë bëhet integrimi i teknologjise në procesin e mësimdhënies.
Rritja e programeve të trajnimit, është synimi tjetër i këtij projekti. Do të përfshihen një numër i konsiderueshëm i stafit të cilët do të trajnohet dhe përgatiet për integrim të teknologjisë gjatë procesit të mësimdhënies. Natyrisht, studentët, si mësimdhënës të ardhshëm që janë, kanë rolin kyç dhe gjithëpërfshirës në këtë projekt.