Takimi1

Diskutohen fushat e bashkëpunimit me Kolegjin “Heimerer”

Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Nurten Deva dhe prorektori për Kërkime Shkencore, prof.ass.dr. Bahtir Hyseni, kanë zhvilluar një takim me  rektoren Kolegjit  “Heimerer”, prof.asoc.dr. Naime Brajshori, për të parë mundësitë  e bashkëpunimit. Rektorja Deva shprehu gatishmërinë për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve akademike, duke hapuar mundësi të reja për stafin akademik dhe studentët.

Ajo foli për projekte të mundshme duke hapur mundësinë edhe për një program të ri ndërdisiplinar me idenë e studimeve të dyfishta. Përfaqësuesit e kolegjit e mirëpritën një nismë të tillë, për realizimin e të cilës paraprakisht do të bëhen analiza të mirëfillta.

Rektorja e Kolegjit “Heimerer” u fokusua në aplikimet e përbashkëta në projekte ndërkombëtare. Të dyja palët u dakorduan që brenda një afati të shkurtër të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes të dy institucioneve dhe të vazhdohet tutje me një plan pune.