Bib

Diskutohen mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet bibliotekave universitare

Udhëheqësi i Bibliotekës Universitare në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), Alban Fazliu, ka qëndruar në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ku është takuar me drejtorin e Bibliotekës Universitare, Burim Berisha. Në takimin ku ishte i pranishëm edhe udhëheqësi i Bibliotekës, Hekuran Kabashi, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet bibliotekave universitare të universiteteve publike.

Pasi u njohën me të arriturat dhe sfidat që përballen, u fol për mundësitë e shfrytëzimit të bibliotekave online nga njëri dhe tjetri universitet. Gjithashtu u shtru si nevojë edhe shkëmbimi i përvojave me universitetet ndërkombëtare sa i përket shërbimeve të bibliotekave universitare.