Dr.sc. Mirsade OSMANI, nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore mban ligjëratë në Universitetin e Camerinos
Me ftesën e Universitetit të Camerinos në Itali, Dr.sc. Mirsade OSMANI, nga Fakulteti i Teknologjise Ushqimore ka qëndruar nga data 04.05-12.05 Camerino. Me këtë rast ka mbajtur një ligjeratë me titull:” Cellular response to oxidative stress inducted by serpentine soil: A case study of genus Tulipa in Kosovo”, për të vazhuar në konferencën shkencore me titull: “38th Eastern Alpine and Dinaric Society for Vegetation Ecology”. Të rëndesishme ishin takimet me nikoqirn e konferences Prof.dr. Andrea CATORCI, me rektorin e Universitetit Claudio PETTINARI, dekanin e Fakultetit te Bioshkencave dhe Mjekësisë Veterinare Guido FAVIO, me te cilet u bisedua për mundësitë e bashkepunimit në mes Universitetit të Camerinos dhe Universitetit te Mitrovices “Isa Boletini”.