Juridik

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, z. Vebi Mujku, mbajti një ligjëratë për studentët e Fakultetit Juridik

Para studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” – Mitrovicë, u prezentua tema: “Mbrojtja e viktimave të dhunës në familje”. z. Mujku gjatë kësaj ligjërate trajtoi gjerësisht veprimet institucionale të cilat ndërmirren ndaj viktimave të dhunës në familje. Veprimet e këtilla u fokusuan në rolin e secilit institucion, bashkëpunimit ndërinstitucional, pasojat tek fëmijët dhe viktimat, parandalimi dhe riintegrimi i tyre. Kjo ligjëratë u ndjek me interesim të jashtëzakonshëm nga studentët e Fakultetit Juridik. Ligjërata u karakterizua nga një debat të hapur interaktiv dhe mjaft profesional ndërmjet studentëve dhe ekspertit për çështje sociale. Sidomos me rëndësi të veçantë u përcjellë nga studentët analiza dhe statistika aktuale e numrit të kryerësve të krimeve të dhunës në familje dhe viktimave të tyre. Gjithashtu, studentët shtruan shumë pyetje dhe u zhvilluan diskutime të ndryshme sa ‘u përket çështjeve të cilat kanë të bëjnë me aspektet tipologjike, fenomenologjike dhe etiologjike të këtyre kryerësve të krimeve.

Në përmbyllje të kësaj ligjërate, u.d Dekani i Fakultetit Juridik, profesori Qerimi si dhe Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, z. Mujku shprehën kënaqësi për fillimin e bashkëpunimit. Dy palët u dakorduan për vazhdimin e këtij bashkëpunimi, sidomos sa ‘i përket aspektit të përkrahjes së studentëve të Fakultetit Juridik nga kjo Qendër për Punë Sociale në punën praktike. Gjithashtu, një mundësi e mirë në këtë drejtim u potencua edhe fakti, që studentët të cilët përzgjedhin punimet seminarike dhe shkencore, nga lëndët që kanë për objekt studimi viktimat e rasteve të dhunës në familje, atyre do t’u ipet mundësia nga kjo Qendër Sociale, që për së afërmi të studiojnë rastet nga aspektet fenomenologjike të paraqitjes së këtyre dukurive negative në shoqëri.