Drejtuesit e FIMK- ut vizituan kompaninë “Radix”
Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK), prof.asoc.dr. Faton Merovci i shoqëruar nga prodekanët: prof.ass.dr, Muzafer Shala dhe prof.ass.dr. Faruk Ahmeti, si dhe sekretari i FIMK -ut, Artan Osmani, kanë vizituar kompaninë “Radix”, ku janë pritur nga Arben Zeqiri dhe Visar Jasiqi, udhëheqës për Kosovë. Në takim u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet FIMK dhe kësaj kompanie, duke ofruar mundësi për punë praktike për studentë.
Udhëheqësi i kompanisë “Radix”, Arben Zeqiri, i cili para disa ditësh është zgjedhur edhe kryetar i Trupit Këshillëdhënës në FIMK, ka falënderuar drejtuesit e kësaj njësie akademike për vizitën e tyre. Ai ka shoqëruar ata në ambientet e punës së kompanisë “Radix”.
Në takim u vlerësua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet pjesës akademike dhe biznesit. Të dyja palët shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit.