Heras

Drejtuesit e Heras-it vlerësojnë punën e mirë në UIBM

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Alush Musaj, ka pritur të enjten në takim një delegacion të Heras-it, të prirë nga Veronika Nitsche, Aqim Emurli etj, me të cilët ka biseduar për ecurinë  e projekteve të përbashkëta. Rektori Musaj, i cili në takim shoqërohej edhe nga prorektorët, falënderoi drejtuesit e Heras-it për mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e UIBM dhe arsimit të lartë në të gjithë Kosovën.

Projektet e Heras-it kanë qenë tepër të rëndësishme për zhvillimin e arsimit të lartë në vend dhe në këtë kontekst për universitetet. “Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen tuaj dhe shpresojmë që të vazhdojmë angazhimet bashkërisht për të ngritur nivelin e punës akademike në universitetet tona”, tha ai.

Ndërsa Veronika Nitsche nga WUS – Austria, vlerësoi angazhimin dhe punën e mirë që është bërë në UIBM. “Ne jemi të suksesshëm sepse kemi mbështetje nga universitetet dhe stafi lokal”, theksoi ajo.

Sipas saj, ndërlidhja me zonën evropiane të arsimit të lartë ka qenë angazhimi i parë dhe është me rendësi që të ketë shkëmbime. “Faktor tjetër me rëndësi është edhe zhvillimi i ekspertëve vendorë”, tha ajo.